Make a request

If you want to know more about our kitchens make a request to access on our materials


    [recaptcha ]

    Back to all accessories

    Të zgjedhësh tavolinën e punës nuk është asnjëhere e lehtë

    Ajo shënon pikën e ndeshjes midis estetikës dhe funksionit, të dyja shumë të rëndësishme. Propozimet e sotme për tavolina të punës plotësojnë gamën më të gjerë të shijeve. Ato janë të disponueshme në materiale teknologjike si Fenix NTM® dhe laminate të veshura.

     Përdorimi i tavolinave të punës

    Tavolina e punës përmbanë lavamanin dhe pllakën për zierje, dy elemente kryesore per mirëfunksionimin e çfardo kuzhine. Është gjithashtu hapësira për pastrimin, përgatitjen, prerjen dhe përzierjen e ushqimeve, vendosjen e enëve të nxehta dhe pjatave, gjithashtu dhe vendosjen e aparateve të përditshme të kuzhinës. Tavolina e punës e mirë është e fortë, e papërshkueshëm nga uji, e qëndrueshëme ndaj nxehtësisë dhe lagështirës, higjenike dhe e lehtë për t’u pastruar. Në aspektin praktik, zgjedhjet duhet të marrin në konsideratë edhe kënaqësinë e prekjes, sepse dikush që punon në kuzhinë është gjithëmonë në kontakt me të.

    Një risi e madhe. Gacaferi tani përdorë tavolinat e punës FENIX NTM ™ – materiali i ri, futuristik, 100% prodhuar në Itali (Made in Italy), material i  bazuar në rrëshirën më të fundit termoplastike.
    Falë përdorimit të nanoteknologjisë së aplikuar, është edhe “vetë-shëruese”. Pllakat e reja të kuzhinës Gacaferi kanë vetitë e mahnitshme: ato “vetë-shërojnë” çdo gërvishtje të vogël thjesht përmes ekspozimit ndaj nxehtësisë. Thjesht lageni sipërfaqen me leck kuzhine, atëherë kaloni mbi gërvishtjet me një hekur të nxehtë për të riparuar dëmin. Tavolina e punës do të duket krejt e re përsëri. Sipërfaqja e materialit të ri FENIX NTM ™ është rezistent ndaj gjurmëve të gishtave, ajo ka një ndjesi të butë dhe një funiturë shumë të hollë. Ajo garanton veshje të përkryer që mund të përballojnë goditjet dhe gërvishtjet deri në një masë, janë higjienike dhe të lehta për t’u pastruar, të përshtatshme për kontakt me ushqimet, anti-myk, antistatike, i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj nxehtësisë dhe fërkimit të thatë, rezistente ndaj tretësve acidë dhe reagentëve shtëpiakë ngjyrat e mrekullueshme intensive dhe të thella. Pllakat e reja Gacaferi janë në dispozicion në një gamë të ngjyrave klasike dhe të modës për të siguruar një ambient të ngrohtë.

    Ejani dhe gjeni gjithçka rreth tyre!